Ndërlidhjet

“Vrasësit” e alpinistëve në Pakistan ikin nga burgu


Pakistan

Dy militantë, në gjyq për vrasjen e një grupi të alpinistëve në një kamp në malin Nanga Parbat të Pakistanit më 2013, janë arratisur nga burgu.

Policia ka thënë se është vënë në kërkim të tyre.

Një tjetër militant që ka ikur me ta është vrarë, ndërsa i katërti është kapur.

Militantët talibanë kanë bastisur kampin malor në qershor të vitit 2013, duke detyruar 10 alpinistë të bien në gjuj, para se t’i vrisnin.

Rreth 20 persona janë arrestuar dhe përballen me gjykim për sulmin.

Ky ka qenë sulmi më i keq kundër të huajve në Pakistan, në një dekadë.

XS
SM
MD
LG