Ndërlidhjet

OBSH: Mos dëgjoni shumë muzikë!


Ilustrim
Ilustrim

Njerëzit nuk duhet të dëgjojnë muzikë më shumë se një orë në ditë, për të mos dëmtuar dëgjimin e tyre, rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ajo thotë se 1.1 miliard adoleshentë dhe të rinj janë në rrezik të dëmtimit të përhershëm të dëgjimit të tyre duke dëgjuar muzikë për kohë të gjatë dhe me zë të lartë.

OBSH thotë se 43 milionë njerëz, të moshës 12 deri në 35 vjeç, kanë humbur të dëgjuarit dhe prevalenca është në rritje.

Proporcioni i të rinjve amerikanë në humbjen e dëgjimit është rritur nga 3.5 për qind në vitin 1994 në 5.3 për qind më 2006.

XS
SM
MD
LG