Ndërlidhjet

logo-print

“Xhihadisti John”: Cameron mbron shërbimet e sigurisë


Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka mbrojtur shërbimet e sigurisë, të cilat po përballen me kritika se kanë dështuar të ndalojnë Mohammed Emwazin, të njohur si “xhihadisti John”, nga bashkimi me militantët e Shtetit Islamik në Siri.

Cameron ka thënë shërbimet e sigurisë kanë bërë “gjykime tepër të vështira” në emër të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai i ka bërë këto komente pasi është bërë e ditur se Emwazi ka qenë i njohur për autoritetet.

Cameron ka thënë se nuk do të komentojë për raste specifike, por i ka bërë thirrje opinionit publik që të mbështesë shërbimet e sigurisë.

“Xhihadisti John”, i cili është shfaqur në disa video të Shtetit Islamik, duke u prerë kokat pengjeve amerikane, është identifikuar këtë javë si Mohammed Emwaz, i cili ka lindur në Kuvajt, porse nga mosha 6-vjeçare ka jetuar në perëndim të Londrës.

XS
SM
MD
LG