Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Ukraina në udhëkryq të luftës dhe paqes


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka paralajmëruar kundër përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në lindje të Ukrainës, me gjithë shenjat inkurajues se armëpushimi midis trupave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë po mbahet.

Përfaqësuesja speciale e OSBE-së, Heidi Tagliavini, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Ukraina ndodhet në udhëkryq të luftës dhe paqes.

Ajo ka thënë se luftimet janë zbutur, të burgosurit janë liruar dhe se tërheqja e armëve nga vija e frontit ka nisur.

Megjithatë, Tagliavini ka paralajmëruar se situata mbetet e paqëndrueshme.

Ushtria e Ukrainë ska thënë të premten se tre ushtarë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, pas dy ditësh pa viktima.

XS
SM
MD
LG