Ndërlidhjet

Vritet lideri opozitar rus Boris Nemtsov


Russia -- Killed Borys Nemtsov, Moscow, 28Feb2015
Russia -- Killed Borys Nemtsov, Moscow, 28Feb2015

Të premten në mbrëmje në Moskë është vrarë lideri i opozitës ruse Boris Nemtsov, i cili një kohë kishte shërbyer si zëvendëskryeministër.

Ministria ruse e punëve të brendshme u tha agjencive të lajmeve se Nemtsov është qëlluar me katër plumba dhe se tashmë ka filluar një operacion në kërkim të autorëve të vrasjes.

Boris Nemtsov, 55 vjeçar dikur shihej si trashëgimtar i presidentit të parë të epokës pas sovjetike Boris Yeltsin. Ai kishte shërbyer si zëvendëskryeministër në në kohën e mandatit të fundit të ish presidentit Yeltsin.

Nemtsov u shndërrua në figurë të njohur opozitare dhe kritikues u ashpër i presidentit rus Vladimir Putin. Ai braktisi Dumën, dhomën e ultë të parlamentit rus në vitin 2003.

Boris Nemtsov planifikonte të drejtonte një protestë të opozitës të dielën në Moskë.

XS
SM
MD
LG