Ndërlidhjet

logo-print

'Po ndërmirren hapat final para marrëveshjes bërthamore'


Objekti ku bëhet pasurimi i uraniumit në Natanz, në jug te Teheranit. (Arkiv)

Objekti ku bëhet pasurimi i uraniumit në Natanz, në jug te Teheranit. (Arkiv)

Udhëheqësi i lutjeve të së premtës në Teheran, ka thënë se ‘hapat e fundit’ po ndërmirren në bisedimet me Iranit me gjashtë fuqi botërore me qëllim q ëtë arrihet një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit.

Duke iu ligjeruar besimtarëve, Hojatoleslam Kazem Sedighi, e ka lavdëruar Presidentin iranian, Hassan Rohani për mënyrën se si i ka administruar këto bisedime.

Ai ka thënë se Rohani ka pasur qëndrime të ‘qarta dhe premtuese’ në takimet e tij me klerikët kryesir në Qom, një qendër e rëndësishme e autoritetit në Iran.

Mediat iraniane kanë raportuar se Rohani ka udhëtuar drejt Qom-it për të fituar përkrahjen e ajatollahëve kryesor për marrëveshjen për programin bërthamor me Britanin, Gjermaninë, Francën, Rusinë, Kinën dhe SHBA-të.

Sedighi ka thënë se Rohani iu ka treguar klerikëve se Irani nuk do të pranojë ‘turpërimin’, apo mbylljen e objekteve bërthamore apo vazhdimin e sanksioneve.

Analistët thonë se komentet e këtij kleriku janë përgatitje e opinionit për një marrëveshje për programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Një marrëveshje fillestare duhet të arrihet më së largu deri më 31 mars.

XS
SM
MD
LG