Ndërlidhjet

IS sulmon Samarran, në veri të Irakut


Samarra, Irak (Arkiv)

Samarra, Irak (Arkiv)

Sulmuesit vetëvrasës dhe luftetarët e Shtetit Islamik e kanë sulmuar sot qytetin verior të Irakut, Samarra ku milicia shiite dhe forcat e sigurisë janë mbledhur për të nisur ofanzivë kundër militantëve radikal.

Forcat e sigurisë dhe banorët kanë thënë se sulmi në Samarra është nisur kur sulmuesit vetëvrasës kanë hedhur makinat e tyre në erë në pjesën veriore të këtij qyteti.

Në të njejtën kohë një person tjetër e ka drejtuar një automjet të mbushur me eksploziv në pjesën jugore të qytetit, derisa luftetarët e Shtetit Islamik i kanë sulmuar forcat e sigurisë në pjesën perëndimore me snajper, granata etj.

Burime mjekësore në këtë qytet i kanë thënë Reuters se spitali i Samarras i ka pranuar tre trupa të pajetë të lufetarëve të milicisë shiite ndërsa po i trajton gjashtë të lënduar të tjerë.

Ndërkaq, në qytezën Ishaaqi, rreth 20 km në juglindje të Samarras, snajperët kanë vrarë dy pjesëtarë të milicisë shiite derisa ata bënin përpjekje për të vendosur barriara në autostradën kryesore që e lidh Samarrën me kryeqytetin irakian, Bagdad.

XS
SM
MD
LG