Ndërlidhjet

Egjipt: Hamasi shpallet organizatë terroriste


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një gjykatë egjiptiane ka vendosur ta shpallë grupin palestinez, Hamas si organizatë terroriste.

Telvizioni i Egjiptit ka raportuar për vendimin e Gjykatës së Kajros për Çështje Urgjente, të publikuar sot.

Autoritetet aktuale egjiptiane pretendojnë se Hamasi ka qenë duke i përkrahur ekstremistët në Egjipt për të kryer sulme të shumta ndaj forcave të sigurisë egjiptiane në gadishullin e Sinait.

Muajin e kaluar, e njejta gjykatë vendosur që krahu ushtarak i Hamasit, brigadat e al Qassamit, të shpallet gjithashtu si organizatë terroriste.

Autoritetet egjiptiane kanë nisur shpërbërjen e Vëllazërisë Myslimane dhe grupeve të tjera të dyshimta islamiste prejse e hoqën prej pushtetit presidentin islamist, Mohamed Morsin në vitin 2013.

Hamasi është një degë e Vëllazërisë Myslimane.

Hamasi ka reaguar duke e konsideruar vendimin si ‘shokues dhe të rrëzikshëm’.

XS
SM
MD
LG