Ndërlidhjet

Putin: Do bëj gjithçka për kapjen e vrasësve të Nemtsovit


Presidenti rus, Vladimir Putin në këtë fotografi arkivi shihet duke shtrënguar duart me Boris Nemtsov
Presidenti rus, Vladimir Putin në këtë fotografi arkivi shihet duke shtrënguar duart me Boris Nemtsov

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar se do të bëj gjithçka që organizatat dhe autorët të vrasjes cinike dhe të tmerrshme të liderit të opozitës, Boris Nemtsov të dërgohen para drejtësisë.

Mesazhi në formë telegrami i Putinit thuhet të jetë dërguar nënës së Nemtsovit është postuar edhe në faqen e internetit të Kremlinit, më 28 shkurt.

Telegrami shpreh ngushllime dhe fjalë të mira për Nemtsovin për shenjën e lënë në historinë e Rusisë.

Mesazhi vazhdon duke kujtuar se Nemtsovi kishte pozita të rëndësishme në Rusi gjatë periudhës së tranzicionit dhe se ai sinçerisht e shprehte qëndrimin e tij dhe luftonte për këndvështrimet e tij.

Nemtsov ka qenë kritik i ashpër i qeverisë së Vladimir Putinit, ndërsa gjatë këtij muaji në një intervistë dhënë një portali rus, ka thënë se shqetësohet për jetën e tij.

“Kam frikë se Putin do të më vras”, kishte thënë Nemtsov më 10 shkurt.

XS
SM
MD
LG