Ndërlidhjet

logo-print

Vritet një gazetar ukrainas që mbulonte luftën


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ushtria ukrainase ka njoftuar se një gazetar është vrarë dhe tre ushtarë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit në luftimet që po zhvillohen në pjesën lindore të këtij vendi.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë në Kiev se një gazetar është vrarë në afërsi të qytezës së Peskit.

Ai ka thënë se gazetari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka vdekur nga plagët e marra derisa është trajtuar në spitalin ushtarak.

Pesky është qytezë që kontrollohet nga qeveria e Kievit, por që gjendet ngjitur me linjën e frontit afër Donjeckut.

Ndërkohë separatistët pro rus kanë thënë sot se ata po vazhdojnë të tërheqin makineritë e rënda nga zonat e frontit.

OSBE nuk i ka konfirmuar këto pretendime të rebelëve.

XS
SM
MD
LG