Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: Opozita ruse do të marshojë në kujtim të Nemtsovit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Përkrahësit e opozitës pritet të marshojnë sot në Moskë për të kujtuar liderin opozitar, Boris Nemtsov, të vrarë mbrëmjen e së premtës në kryeqytetin rus.

Mijëra njerëz kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj në një urë afër Kremlinit kur politikani opozitar rus dhe ish zëvendëskryeministri i këtij vendi u godit me katër plumba.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka përshkruar vrasjen si “provokim”, ndërsa nënës së Nemtsovit i ka thënë se vrasësit do të ndëshkohen.

Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se është duke ndjekur disa pista të hetimit, përfshirë edhe mundësinë që Nemtsov është vrarë nga radikalët islamistë apo që vrasja e tij ka qenë provokim për të “destabilizuar situatën politike në vend”.

Nemtsov në një intervistë të dhënë së fundi ka thënë se ai ka frikë për jetën e tij pasi dyshon që Putini e dëshiron atë të vdekur për shkak të kritikave ndaj rolit rus në konfliktin e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG