Ndërlidhjet

Lunaçek: Njohja e Kosovës është kusht i pashkruar për Serbinë


Nënpresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, (Arkiv)
Nënpresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, (Arkiv)

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë sot se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe më pas njohja e Kosovës do të jetë kusht për Serbinë që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

“Për një gjë të tillë nuk ekziston asnjë dokument, mirpëo ky është një konsensus politik, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe në fund njohja e Kosovës do të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE”, ka thënë Lunaçek në një intervistë për mediat serbe.

Ajo ka shtuar se pas anëtarësimit të Qipros, BE nuk do të pranojë më një anëtar të ri i cili nuk i ka kufinjtë e caktuar qartë.

XS
SM
MD
LG