Ndërlidhjet

Visar Ymeri zgjidhet kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje


Visar Ymeri, Kryetari i ri i Vetëvendosjes
Visar Ymeri, Kryetari i ri i Vetëvendosjes

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shpallur sot rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të brendshme për kryetar të saj. Me 96.42% të votave për, Visar Ymeri u shpall zyrtarisht kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Lëvizja Vetëvendosje është në proces të ristrukturimit. Unë, bashkë me kryesinë e re, do të angazhohem pa kursim në fuqizimin e aktivizmit të Lëvizjes nëpër Kosovë e jashtë saj”, ka thënë Ymeri.

Ai ka falendëruar zgjedhësit e tij brenda lëvizjes vetëvendosje, për besim që i kanë dhënë.

"Besimin që ma dhanë është përgjegjësi për mua. Këtë përgjegjësi do ta shndërroj në angazhim të përbashkët me ta, për një 'Vetëvendosje!' më të fuqishme, drejtë një Kosove që vendosë vetë, e cila vendosë të zhvillohet, vendosë të barazohet, vendosë të solidarizohet, sovranizohet, dhe e cila vendosë të bashkohet. Ashtu siç nuk u kursyet kurrë ju, ashtu nuk do të kursehem kurrë as unë - në punë, në terren, në demonstratë e protestë, në publik e media”, ka thënë Ymeri, në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

XS
SM
MD
LG