Ndërlidhjet

logo-print

Netanjahu drejt SHBA-ve për të folur kundër marrëveshjes me Iranin


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu (Arkiv)

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu (Arkiv)

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, është nisur sot drejt Uashingtonit për të prezantuar agumentet e tij kundër një marrëveshje me Iranin për programin bërthamor të republikës islamike.

Netanjahu, me ftesë të ligjvënësve republikanë, pritet të mbajë fjalim në të dy dhomat e Kongresit amerikan.

Kjo vizitë e ka zemëruar Shtëpinë e Bardhë, e cila nuk është konsultuar para se Netanjahut t’i dërgohet ftesa.

Lideri izraelit pretendon se marrëveshja me Iranin nuk ia pamundëson Teheranit mundësinë që të ndërtojë bombë bërthamore.

Ministri i jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka thënë se Netanjahu po mundohet të ndjellë frikë, por nuk do të jetë në gjendje të ndalojë arritjen e marrëveshjes me gjashtë fuqi botërore, përfshirë edhe SHBA-të.

Një marrëveshje fillestare për këtë çështje duhet të arrihet deri më 31 mars, ndërsa marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet më së largu deri më 30 qershor.

XS
SM
MD
LG