Ndërlidhjet

10 mijë rusë marshojnë në qendër të Moskës


Marshi i opozitës ruse në Moskë, 1 mars
Marshi i opozitës ruse në Moskë, 1 mars

Agjencitë perëndimore raportojnë se mbi 10 mijë përkrahës të opozitës ruse janë duke marshuar në qendër të Moskës për të kujtuar liderin e vrarë opozitar, Boris Nemtsov.

Policia ruse megjithatë ka thënë se janë vetëm 7 mijë persona që po marrin pjesë në këtë marsh, i cili filloi me mijëra persona duke vendosur lule në urën afër Kremlinit ku u vra të premtën, Nemtsovi.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, edhe në Shën Peterburg është mbajtur një marsh i ngjajhëm në të cilin kanë marrë pjesë 6 mijë persona.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka quajtur vrasjen si provokim, ndërsa nënës së Nemtsovit i ka shkruar duke iu zotuar se autorët e vrasjes do të ndëshkohen.

Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se është duke ndjekur disa pista të hetimit, përfshirë edhe mundësinë që Nemtsov është vrarë nga radikalët islamistë apo që vrasja e tij ka qenë provokim për të “destabilizuar situatën politike në vend”.

Nemtsov në një intervistë të dhënë së fundi ka thënë se ai ka frikë për jetën e tij pasi dyshon që Putini e dëshiron atë të vdekur për shkak të kritikave ndaj rolit rus në konfliktin e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG