Ndërlidhjet

Astronautët e NASA-s, qëndrojnë 7 orë jashtë Stacionit Hapësinor


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Dy austronautë të NASA-s kanë dal prej Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, ndërsa jashtë kanë qëndruar për shtatë orë për të instaluar pajisje ndihmëse për komunikim dhe navigim për anijet kozmike komerciale.

Komandanti i Stacionit, Barry Ëilmore ddhe inxhineri i fluturimit, Terry Virts, kanë filluar qëndrimin jashtë rreth orës 8 të mëngjesit sipas orës tonë.

Qëllimi i këtij qëndrimi jashtë Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, i treti i tillë brenda një periudhe tetë ditore ka pasur për qëllim të përgatitjes së ankorimeve për anijet kozmike që po ndërtohen nga Boeing dhe SET.

Astronautët amerikanë kanë instaluar më shumë se 120 metra kabllo dhe dy antena që automjetet e reja do ta përdorin për navigim.

Sipas NASA-s, ky qëndrim i gjatë jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor është më i gjati deri më tash.

XS
SM
MD
LG