Ndërlidhjet

logo-print

Opozita ruse: 70 mijë njerëz marshuan në Moskë


Disa dhjetëra mijëra njerëz i janë bashkuar marshit të opozitës ruse në Moskë, për të përkujtuar liderin e vrarë rus, Boris Nemtsov.

Organizatorët thonë se rreth 70 mijë njerëz kanë marshuar rrugëve të Moskës, derisa policia moskovite ka thënë se marshit iu bashkuan rreth 7 mijë.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka quajtur vrasjen si provokim, ndërsa nënës së Nemtsovit i ka shkruar duke iu zotuar se autorët e vrasjes do të ndëshkohen.
Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se është duke ndjekur disa pista të hetimit, përfshirë edhe mundësinë që Nemtsov është vrarë nga radikalët islamistë apo që vrasja e tij ka qenë provokim për të “destabilizuar situatën politike në vend”.

Nemtsov në një intervistë të dhënë së fundi ka thënë se ai ka frikë për jetën e tij pasi dyshon që Putini e dëshiron atë të vdekur për shkak të kritikave ndaj rolit rus në konfliktin e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG