Ndërlidhjet

Netanyahu arrin në SHBA


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka arritur në Uashington, ku do të paraqesë argumentet e tij kundër marrëveshjes eventuale me Iranin.

Netanyahu, i ftuar nga ligjvënësit republikanë, do të mbajë një fjalim në të dyja dhomat e Konresit të Shteteve të Bashkuara , më 3 mars.

Fjalimi i planifikuar ka zemëruar Shtëpinë e Bardhë, e cila nuk është pyetur para se të ftohej Netanyahu.

Ky i fundit kundërshton marrëveshjen që po negociohet midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë SHBA-në.

Netanyahu thotë se marrëveshja nuk do të ndalonte Teheranin nga krijimi i armës bërthamore.

XS
SM
MD
LG