Ndërlidhjet

logo-print

Koreja Veriore kërcënon Jugun dhe SHBA-në


Lideri verikorean, Kim Jong Un.

Lideri verikorean, Kim Jong Un.

Koreja e Veriut ka hedhur dy raketa me rreze të shkurtër në bregun e saj lindor, vetëm pak orë para se të nisnin stërvitjet e përvitshme ushtarake midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes jugkoreane, Kim Min-seok, ka thënë se veprimi i Koresë Veriore konsiderohet si provokim.

Phenjani ka thënë më herët se stërvitjet ushtarake të Jugut dhe SHBA-së janë përgatitje për luftë.

Një zëdhënës i ushtrisë verikoreane ka thënë se Uashingtoni dhe Seuli “duhet të trajtohen vetëm me sulme të pamëshirshme”.

Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë sanksione që i ndalojnë Koresë Veriore përdorimin e raketave balistike.

XS
SM
MD
LG