Ndërlidhjet

Iraku nis ofensivën anti-IS në Tikrit


Tikrit, Irak

Tikrit, Irak

Forcat e Qeverisë irakiane kanë nisur një operacion të shkallës së gjerë për rimarrjen e qytetit të Tikritit nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Televizioni shtetëror i Irakut ka raportuar se forcat ushtarake janë duke sulmuar caqet e Shtetit Islamik në Tikrit, vendlindjen e ish-diktatorit Saddam Hussein.

Thuhet se trupat janë duke u mbështetur nga luftëtarë shiitë dhe sunitë, si dhe nga sulme ajrore të avionëve irakianë.

Militantët raportohet se janë zhvendosur nga disa zona jashtë qytetit.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin e Tikritit qysh verën e kaluar.

XS
SM
MD
LG