Ndërlidhjet

logo-print

Nis procesi vjetor i deklarimit të pasurisë


Prishtinë

Prishtinë

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit ka njoftuar se sot ka filluar zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë, deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars.

"Zyrtarët e lartë publikë që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani nuk janë të obliguar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor", thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG