Ndërlidhjet

“Bisedime të sinqerta” midis Kerryt e Lavrovit


Gjenevë, 2 mars 2015.

Gjenevë, 2 mars 2015.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka takuar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Takimi në Gjenevë është zhvilluar në kohën e tensioneve për vrasjen e kritikut të Kremlinit, Boris Nemtsov, dhe konfliktin në lindje të Ukrainës.

Pas takimit në margjina të Këshillit për të Drejta Humane të OKB-së, Kerry ka shkruar në Twitter se ai dhe Lavrov kanë pasur “diskutime të sinqerta” për Ukrainën, Sirinë dhe programin bërthamor të Iranit.

Të dielën, Kerry ka bërë thirrje për “hetime të plota, transparente dhe të vërteta” të vrasjes së Nemtsovit.

Ky i fundit është vrarë më 27 shkurt në qendër të Moskës.

XS
SM
MD
LG