Ndërlidhjet

logo-print

“Xhihadisti John” nuk ka qenë radikal në shkollë


Ilustrim

Ilustrim

Militanti islamist, Mohammed Emwazi, nuk ka qenë kurrë i dyshuar për radikalizëm në shkollë, ka thënë një ish-mësuese e tij.

Jo Shuter, e cila ka qenë udhëheqëse e Akademisë Quintin Kynaston, në veriperëndim të Londrës, deri më 2013, ka thënë se ai nuk është parë “si shqetësim i madh”, raporton BBC.

Emwazi, deri javën e kaluar, është njohur si “xhihadisti John”.

Në shumë video të militantëve të Shtetit Islamik, ai është paraqitur duke ua prerë kokat pengjeve amerikane.

Dy nxënës të tjerë të së njëjtës shkollë mendohet se kanë shkuar po ashtu në Siri.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG