Ndërlidhjet

Thaçi: Të ndërpritet “izolimi i padrejtë” i Kosovës


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje që të ndërpritet “izolimi i padrejtë” i Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Ai ka takuar sot në Gjermani grupin e deputetëve për Evropën Juglindore, ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë e Bundestagut.

“Para deputetëve theksova se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe se për këtë është e përcaktuar shoqëria kosovare dhe e tërë klasa politike e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG