Ndërlidhjet

Gjuriq: Deklaratat e Lunacekut, të dëmshme


Marko Gjuriq
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka cilësuar si të pasakta dhe të dëmshme deklaratat e nënpresidentes së Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, se njohja e pavarësisë së Kosovës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Pozicioni i BE-së është neutral, ndërsa këto deklarata dëmtojnë normalizimin e marrëdhënieve. Serbia nuk bisedon me Prishtinën për të realizuar agjendën e dikujt politike, por për të forcuar dhe ndihmuar popullin e saj në Kosovë”, ka thënë Gjuriq për mediat serbe.

Lunacek ka thënë të dielën se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe më pas njohja e Kosovës do të jetë kusht për Serbinë që të bëhet pjesë e BE-së.

XS
SM
MD
LG