Ndërlidhjet

Pasardhësit e çekëve lënë Ukrainën


Ukrainë
Ukrainë

Ukrainasit me prejardhje çeke kanë nisur të largohen nga lindja e Ukrainës dhe të shkojnë në Republikën Çeke.

Radioja e Çekisë ka raportuar se një autobus me 40 njerëz, paraardhësit e të cilëve kanë shkuar në Ukrainë kur ajo ka qenë pjesë e Perandorisë Ruse, në shekullin 19, ka lënë fshatin Çekhohrad – që do të thotë qyteti çek – në juglindje të rajonit Zaporizhzhya.

Fshati, i populluar kryesisht me pasardhës të imigrantëve çekë, ndodhet rreth 200 kilometra në perëndim të vijës së frontit në konfliktin midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë.

Raportohet se 138 ukrainas me prejardhje çeke pritet të arrijnë në Republikën Çeke në javët e ardhshme.

Zyrtarët çekë ka thënë se të riatdhesuarve do t’iu ofrohet strehim, punë dhe sigurim shëndetësor.

XS
SM
MD
LG