Ndërlidhjet

Kerry kërcënon Rusinë me sanksione shtesë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Rusia do të përballet me sanksione të mëtejshme ekonomike, nëse marrëveshjet për armëpushim në lindje të Ukrainës, nuk zbatohen.

Pas takimit në Gjenevë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Kerry ka thënë se shpreson që armëpushimi të zbatohet plotësisht “në orët e ardhshme”.

“Kam përsëritur urgjencën që liderët e Rusisë dhe separatistët që ata mbështesin, të zbatojnë marrëveshjet e Minskut, kudo, përfshirë Debaltseven, Mariupolin dhe zonat e tjera strategjike”, ka thënë Kerry.

Në një tjetër zhvillim, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur sot se mbi 6,000 njerëz janë vrarë në konfliktin në lindje të Ukrainës, prejse ka shpërthyer në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG