Ndërlidhjet

Policia merr në pyetje të dashurën e Nemtsovit


Moskë

Moskë

Policia ruse është duke marrë në pyetje të dashurën ukrainase të politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, e cila ka qenë me të në kohën kur ai është vrarë.

Avokati i Anna Duritskayas u ka thënë mediave ruse se ajo mezi pret të shkojë në Kiev, për të takuar nënën e saj.

“Nuk e di pse jam ende në territorin rus”, i ka thënë ajo televizionit Rain të Rusisë.

Avokati i saj ka thënë se “policia është duke vepruar në mënyrë korrekte”.

Nemtsov, 55 vjeç, është vrarë të premten në mbrëmje, pranë ndërtesës së Kremlinit.

Vrasja ka ndodhur pas darkës me Duritskayan në një restorant.

Duritskaya, 23 vjeçe, ka thënë se ka njohur Nemtsovin për tre vjet.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG