Ndërlidhjet

Dëshmitarja e vrasjes së Nemtsovit: Nuk e pashë vrasësin


Vendi ku u vra Nemtsovi

Vendi ku u vra Nemtsovi

Femra e cila ishte se bashku me politikanin opozitar rus, Boris Nemtsov, kur ai u vra më 27 shkurt, thotë se nuk e ka parë vrasësin kur ai iu afrua atyre nga prapa.

Anna Durytska, nënshtetase e Ukrainës, gjithashtu ka thënë se ajo po mbahet nën vëzhgim të rregullt dhe ndjehet nën presion.

Duke folur për një televizion rus përmes ‘Skype’, Durytska, ka thënë se ajo arriti të shoh një veturë duke u larguar kur është kthyer për të parë se çfarë po ndodhë, por nuk ka parë llojin e makinës e as tabelat e regjistrimit.

Nuk e kam parë sulmuesin duke hyrë në veturë, gjithashtu”, ka thënë Durytska.

Nemtsov është vrarë derisa ecte me këtë vajzë në një urë, pak metra larg Kremlinit, natën e 27 shkurtit.

Durytska po qëndron me miqtë e saj në Moskë, por është nën vëzhgim të rregullt nga hetuesit.

XS
SM
MD
LG