Ndërlidhjet

Netanjahu: Marrëveshja me Iranin e rrezikon Izraelin


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë sot se marrëveshja e mundshme me Iranin për programin bërthamor të republikës islamike mund të rrezikojë vet ekzistencën e Izraelit.

Sidoqoftë, ai ka thënë marrëveshjet në mes të shtetit të tij dhe SHBA-ve mbesin të mira.

Duke folur në një konferencë për Izraelit në Uashington, një ditë para se ai të mbajë një fjalim në një seancë të përbashkët të Kongresit amerikan, Netanjahu ka thënë setë flitet për prishje marrëdhëniesh me SHBA-të nuk është vetëm deklarim i pamatur, por edhe i gabuar.

Netanjahu është ftuar në Uashington nga ligjëvënësit republikan.

Kjo ftesë e ka zemëruar Shtëpinë e Bardhë, e cila nuk është konsultuar para se të dërgohej ftesa.

Netanjahu nuk pajtohet me marrëveshjen që po negociohet në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se marrëeshja nuk do e ndalojë Teheranin që të prodhojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG