Ndërlidhjet

logo-print

Deputeti ukrainas i arrestuar në Moskë është kthyer në Ukrainë


Deputeti ukrainas, Oleksiy Honcharenko

Deputeti ukrainas, Oleksiy Honcharenko

Avokati i deputetit ukrainas, Oleksiy Honcharenko, i cili ishte arrestuar në Moskë më 1 mars, ka thënë se klienti i tij është kthyer në Ukrainë.

Avokati, Mark Feigin, ka njoftuar sot klienti i tij është liruar pasi policia ruse i hedhur poshtë akuzat kundër Honcharenkos.

Deputeti ukrainas thotë se ai ishte rrahur gjatë pesë orëve të mbajtjes në polici.

Ai është urdhëruar të paraqitet në gjykatë më 2 mars.

Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë së Oleksiy Honcharenko është marrë në pyetje rreth asaj që autoritetet ruse pretendojnë se ai ka qenë i përfshirë në një sulm vdekjeprurës që ka ndodhur në Odesa, gjatë demonstratave të mbajtura në të njejtën kohë nga ukrainasit dhe separatistët pro rusë.

XS
SM
MD
LG