Ndërlidhjet

Dënohet sulmi ndaj gazetarit Berat Buzhala


Prishtinë, ilustrim

Prishtinë, ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj fushatës së kompanisë “Devolli Corporation” ndaj gazetarit të Gazetës Express, Berat Buzhala.

"Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është i shqetësuar lidhur me fushatën ofenduese të kompanisë “Devolli Corporation”, kundër gazetarit të gazetës “Express”, Berat Buzhala.

Nënshkrimi i kompanisë “Devolli Corporation” gjendet në disa posterë të vendosur të hënën, në të cilët shihet një gomar me mbishkrimin “Buzha’l, Ushqim për kafshë”.

Zoti Buzhala ka publikuar disa shkrime për kompaninë “Devolli”, duke e akuzuar mes tjerash për keqpërdorim në importimin e grurit dhe duke hedhur dyshime mbi cilësinë e këtij gruri.

AGK ka kërkuar ngakompania “Devolli” që t’i largojë sa më parë posterët dhe t’i kërkojë falje gazetarit Buzhala.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dënuar këtë “veprim të padinjitetshëm ndaj gazetarit Berat Buzhala”, duke thënë se liria e shprehjes është e drejtë universale dhe e patjetërsueshme e njeriut.

“Sundimi i ligjit është thelbi i çdo shoqërie dhe askush nuk mund të ngritet mbi të, pavarësisht pretendimeve për pozitën në shoqëri”, ka nënvizuar zonja Jahjaga, në një postim në rrjetin social Facebook.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar duke thënë se “sulme të tilla ndaj mediave nuk duhet të ndodhin”.

“Ofendimet në asnjë rast nuk janë mënyrë e ofrimit dhe argumentimit të së vërtetës para qytetarëve”, ka thënë midis tjerash zoti Mustafa, në rrjetin social Facebook.

Përfaqësues të institucioneve tjera dhe të partive politike në Kosovë gjithashtu e kanë dënuar sulmin ndaj gazetarit Buzhala.

XS
SM
MD
LG