Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Vidhet ari në vlerë prej 4 milionë dollarëve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Hajdutë të armatosur kanë vjedhur ari në vlerë prej 4 milionë dollarëve nga një kamion që udhëtonte nga Florida për në Masaçusets, njoftojnë autoritetet amerikane, raporton Associated Press.

Rojet e sigurisë që i jepnin kamionit kanë thënë se ata u ndalën në autostradë pasi kuptuan që automjeti kishte probleme teknike.

Atyre më pas iu afruan tre persona të armatosur duke i urdhëruar rojet që të shtriheshin në tokë, iu kanë lidhur duart prapa shpinës, ndërsa më pas i kanë çuar në një mal të afërt.

Hajdutët më pas e kanë nxjerrë arin nga kutitë që gjendeshin në kamionë dhe janë larguar nga autostrada, thuhet në një njoftimin e autoriteteve të sigurisë.

XS
SM
MD
LG