Ndërlidhjet

OSBE-së i kërkohet rol më i madh në Ukrainë


Ilustrim)
Ilustrim)

Liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Grancës janë pajtuar që t’i kërkojnë OSBE-së, ndihmë në implementimin e marrëeveshjes së armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Francois Hollande, kanë biseduar me telefon më 2 mars për këtë punë.

Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, ata janë pajtuar që OSBE të luaj rol më të madh si vëzhgues në marrëveshjen e dytë të arritur në Misnk dhe largimin e armatimit të rëndë nga linja e frontit.

Ata i kanë dërguar kërkesë OSBE-së që të publikojnë një raport ditor për zhvillimet aktuale.

Më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerri i ka thënë ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, se Moska dhe separatistët pro rusë në Ukrainë duhet ta implementojnë marrëveshjen e armëpushimit apo ndryshe Moska do të përballet me sanksione të reja ekonomike.

XS
SM
MD
LG