Ndërlidhjet

Obama: Vrajsa e Nemtsovit reflekton klimën kërcënuese


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se vrasja e kundërshtarit të Kremlinit, Boris Nemtsov reflekton klimën ‘brenda Rusisë, në të cilën shoqëria civile, gazetarët e pavarur, njerëzit që bëjnë përpjekje të komunikojnë në internet, ndjehën çdo herë e më shumë të kërcënuar’.

Obama ka bërë këtë deklaratë në kuadër të intervistës me Reuters, tre ditë pas vrasjes së Nemtsovit në një urë pak metra larg Kremlinit.

I pyetur nëse ai beson që qeveria e presidentit rus, Vladimir Putin është e përfshirë në këtë vrasje, Obama ka thënë se “nuk e ka idenë në këtë moment se çfarë ka ndodhur”.

Ai ka shtuar se “ajo që e di është se liria e medias, liria e protestës, liria e informacioni, të drejtat themelore civile dhe liritë brenda Rusisë janë në një gjendje shumë më të keqe se sa kanë qenë para katër, pesë apo dhjetë vjetësh”.

Obama ka thënë se çdo herë e më shumë, të vetmet informacione që publiku rus mund t’i marrë janë ato që jepen përmes mediave të kontrolluara nga shteti.

XS
SM
MD
LG