Ndërlidhjet

Gazeta ruse e lidh vrasjen e Nemtsovit me konfliktin ukrainas


Boris Nemtsov

Boris Nemtsov

Një gazetë pro Kremlini raporton sot se hetuesit janë fokusuar në mundësinë që vrasja e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov mund të ketë lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Pa cituar burime konkrete, gazeta Izvestia ka thënë se hetuesit “nuk e përjashtojnë mundësinë që vrasja e Nemtsovit të jetë urdhëruar nga shërbimet speciale të Ukrainës”.

Raportohet se organizatorët e krimit mund të kenë qenë militantët çeçenë që për një kohë të gjatë luftojnë krahas forcave qeveritare ukrainase kundër separatistëve pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Duke cituar burime anonime, gazeta shkruan se vrasja u organizua nga çeçenët etnik, Adam Osmayev dhe bashkëshortja e tij, Amina Okuyeva.

Osmayev ishte arrestuar në Ukrainë në vitin 2012, me kërkesë të Moskës me dyshimin se kishte organizuar përpjekjet për vrasjen e Presidentit rus, Vladimir Putin, por ai ishte liruar në nëntor të vitit 2014.

Hetuesit federal lidhja e vrasjes së Nemtsovit me konfliktin në Ukrainë është një nga pistat e shumta të hetimit, por ata nuk kanë pranuar të komentojnë mbi raportin e gazetës Izvestia.

XS
SM
MD
LG