Ndërlidhjet

Beruchashvili: Rusia të ndalojë politikat agresive


Kryediplomatja e Gjeorgjise, Tamar Beruchashvili

Kryediplomatja e Gjeorgjise, Tamar Beruchashvili

Ministri i jashtëm i Gjeorgjisë ka kërkuar nga Rusia që të “ndalojë politikat agresive ndaj shteteve sovrane” duke thënë se ‘agresioni’ i Moskës kundër Ukrainës nuk është rast i izoluar.

Duke folur në Këshillin për të Drejta të Njeriut të OKB-së, në Gjenevë, kryediplomatja gjeorgjiane, Tamar Beruchashvili, ka thënë se agresioni rus kundër Ukrainës, aneksimi i Krimesë dhe destabilizimi i mëtejmë i rajoneve të lindjes Ukrainës duhet të marrë përgjigjen e duhur nga komuniteti ndërkombëtar.

Beruchashvili ka thënë se Ukraina nuk është rast i izoluar, duke shtuar se traktatet e nënshkruara së fundi në mes të Moskës dhe rajoneve separatiste Abkhazi dhe Oseti Jugore, janë vazhdimësi e politikave ruse të aneksimit.

Rusia ka njohur si shtete të pavarura, Osetinë Jugore dhe Abkhazinë, pas një lufte pesë ditore me Gjeorgjinë në vitin 2008, ndërsa ka të pranishme mijëra trupa në të dy këto rajone separatiste të Gjeorgjisë.

XS
SM
MD
LG