Ndërlidhjet

Shtyhet takimi i paralajmëruar për sot në Beograd


Policët gjermanë në kufirin Serbi - Hungari, 13 shkurt 2015
Policët gjermanë në kufirin Serbi - Hungari, 13 shkurt 2015

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se takimi i paraparë të mbahet sot në Beograd ndërmjet drejtorëve të Policisë nga Serbia, Hungaria, Gjermania dhe Kosova, është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Takimin e kishrte paralajmëruar të hënën ministri i punëve të brendshme në qeverinë e Kosovës, Skender Hyseni, i cili ka thënë se drejtorët e policive të këtyre vendeve do të diskutonin çështjen e migrimit të paligjshëm të qytetarëve nga Kosova përmes kufirit Serbi – Hungari për në vendet e Bashkimit Evropian.

Zoti Hoxha ka thënë se takimi është shtyrë me kërkesën e vetë organizatorit të tij, në këtë rast Beogradit zyrtar.

XS
SM
MD
LG