Ndërlidhjet

Dhunë në Ukrainë, pavarësisht armëpushimit


Ukrainë
Ukrainë

Ukraina ka bërë të ditur se tre ushtarë të saj janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në lindje të vendit.

Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se rebelët kanë bombarduar pozicionet e ushtrisë 22 herë.

Por, separatistët kanë akuzuar trupat e Ukrainës për hedhjen e mortajave në qarqet e Donjeckut.

Dhuna vjen me gjithë marrëveshjen për armëpushim, e cila ka hyrë në fuqi qysh më 15 shkurt.

Të hënën, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se mbi 6,000 njerëz kanë humbur jetën prejse ka shpërthyer konflikti në lindje të Ukrainës në muajin prill të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG