Ndërlidhjet

Obama: Irani të ngrijë aktivitetin bërthamor


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Irani duhet të ngrijë aktivitetin e ndjeshëm bërthamor për së paku një dekadë nëse do marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, ka thënë presidenti amerikan, Barack Obama.

Negociatat për programin bërthamor të Iranit janë në një fazë kritike.

Palët duhet të arrijnë marrëveshje deri më 31 mars, në bazë të së cilës Irani do të kufizonte programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkomvëtare.

Perëndimi druan se Irani po zhvillon fshehurazi armën atomike, por një gjë e tillë hidhet poshtë nga Teherani.

XS
SM
MD
LG