Ndërlidhjet

Pirësit e kafesë kanë arterie “të pastërta”


Ilustrim
Ilustrim

Pirja e kafesë mund të ndihmojë njerëzit që të shmangin bllokimin e arterieve, një faktor ky i njohur rreziku për sëmundjet e zemrës.

Hulumtuesit jugkoranë kanë studiuar mbi 25,000 puëntorë, burra dhe gra, që u janë nënshtruar kontrolleve rutinore të shëndetit në vendet e tyre të punës.

Punëtorët që kanë pirë një sasi të moderuar të kafesë – tre deri në pesë filxhanë në ditë – kanë pasur më pak gjasa për shenja të hershëm të sëmundjes së zemrës.

Gjetjet janë publikuar në revistën Heart dhe rihapin debatin nëse kafeja është e mirë ose jo për shëndetin.

Kafeja përmban kafeinë stimuluese, si dhe disa përbërës të tjerë, por nuk është e qartë nëse një gjë e tillë është e mirë ose e dëmshme për trupin e njeriut.

XS
SM
MD
LG