Ndërlidhjet

Luftime të ashpra në Tikrit të Irakut


Tikrit, Irak
Tikrit, Irak

Raportet nga Iraku flasin për luftime të ashpra përreth qytetit Tikrit.

Ushtria e Irakut ka nisur të hënën një operacion ushtarak për rimarrjen e qytetit nga militantët e Shtetit Islamik.

Qeveria ka mobilizuar rreth 30,000 forca për operacionin, përfshirë trupa ushtarake, milici shiite dhe luftëtarë sunitë.

Luftime raportohen sot jashtë fshatit Al-Dour dhe në qarqet Al-Zuhur dhe Qadisiya.

Zyrtarët kanë pranuar se avancimi i forcave qeveritare është i ngadalshëm për shkak të snajperëve dhe bombave në anë të rrugës.

Sheteti Islamik ka marrë kontrollin e Tikritit - vendlindjes së ish-diktatorit Sadam Hussein - qysh nga vera e kaluar.

XS
SM
MD
LG