Ndërlidhjet

logo-print

“Devolli Corporation” distancohet nga panotë fyese


Prishtinë

Prishtinë

Kompania “Devolli Corporation” është distancuar përmes një komunikate për media nga panotë që janë publikuar të hënën, e në të cilat pasqyrohen në mënyrë fyese dy gazetarë, Berat Buzhala nga Gazeta Express dhe Margarita Kadriu, aktualisht deputete në Kuvendin e Kosovës, dikur udhëheqëse e së përditshmes “Kosova Sot” .

Të dyja mediat janë marrë me shkrime që akuzonin kompaninë “Devolli” për evazion fiskal dhe keqpërdorim të importit të grurit, duke hedhur dyshime në cilësinë e atij gruri.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se panotë janë vendosur “pa dijeninë dhe autorizimin e Bordit Menaxhues të Devolli Corporation” dhe se kompania ka filluar ta “hulumtojë këtë rast ku është përdorur logo e kompanisë pa autorizim dhe me përmbajtje të papërshtashme”.

Panotë janë dënuar fuqishëm të hënën nga udhëheqësit kryesorë të institucioneve, përfaqësues të partive politike në Kosovë dhe shoqata gazetarësh e të të drejtave të njeriut, të cilët kanë dalë në mbrojtje të fjalës së lirë, si e drejtë universale dhe e patjetërsueshme e çdo njeriu.

XS
SM
MD
LG