Ndërlidhjet

Rusia e Bjellorusia diskutojnë për bashkëpunimin


Moskë, 3 mars 2015.
Moskë, 3 mars 2015.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, janë takuar sot në Moskë për të diskutuar të ardhmen e Unionit Shtetëror që lidh vendet e tyre.

Formimi i Unionit Shtetëror më 1996 ka rezultuar me disa pakte, që kanë për qëllim integrimin social, politik dhe ekonomik.

Por, planet për një monedhë të përbashkët janë penguar, pjesërisht për shkak të shqetësimeve të Lukashenkas se mund t’i japë shumë autoritet Putinit.

Putin ka thënë sot se Unioni Shtetëror nuk është zëvendësim për hapësirën e përbashkët ekonomike që është ngritur midis Kazakistanit, Bjellorusisë dhe Rusisë e që njihet si Unioni Ekonomik Euroaziatik.

“Kemi çështjet tona dhe detyrat tona brenda Unionit Shtetëror”, ka thënë Putin.

Lukashenka ka lavdëruar bashkëpunimin Bjellorusi-Rusi dhe marrëveshjen për armëpushim në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG