Ndërlidhjet

Pakistan: Arrestohen qindra prindër që s’i vaksinuan fëmijët


Pakistan 5
Pakistan 5

Autoritetet në veriperëndim të Pakistanit kanë arrestuar qindra prindër, të cilët kanë refuzuar të lejojnë fëmijët e tyre që të vaksinohen kundër poliomelitit.

Zyrtarët i kanë thënë shërbimit të Pakistanit të Radios Evropa e Lirë se në provincën Khiber janë arrestuar 471 persona.

Shumica e tyre pritet të lirohen pasi janë zotuar me shkrim se do t’i vaksinojnë fëmijët.

Disa pakistanezë kundërshtojnë vaksinimin për shkak të thashethemeve se fushata e imunizimit është komplot i Perëndimit për të sterilizuar fëmijët myslimanë.

Mbi 300 raste të poliomelitit janë raportuar vitin e kaluar në Pakistan, shumica e tyre në provincën Khiber.

XS
SM
MD
LG