Ndërlidhjet

Perëndimi paralajmëron “reagim të fuqishëm” në Ukrainë


Ukrainë
Ukrainë

Franca ka bërë të ditur se fuqitë perëndimore janë pajtuar për një “reagim të fuqishëm” ndërkombëtar nëse armëpushimi në Ukrainë, i arritur muajin e kaluar, shkelet.

Deklarata nga zyra e presidentit francez, Francois Hollande, vjen pasi liderët e Francës, Britanisë, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Italisë, ashtu si edhe kreu i Komisionit Evropian, kanë diskutuar për krizën në Ukrainë në një video-konferencë.

“Ata janë pajtuar për një reagim të fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar në rast të shkeljeve të mëdha të procesit të Minskut”, thotë deklarata duke iu referuar marrëveshjes për armëpushim të arritur më 12 shkurt.

Të hënën, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se mbi 6,000 njerëz kanë humbur jetën prejse ka shpërthyer konflikti në lindje të Ukrainës në muajin prill të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG