Ndërlidhjet

logo-print

Snowden dëshiron të kthehet në SHBA


Edward Snowden

Edward Snowden

Anatoly Kucherena, avokati rus i ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, thotë se klienti i tij dëshiron të kthehet në Shtetet e Bashkuara nëse i sigurohet proces korrekt gjyqësor.

Këto komente, avokati Kucherena, që ka lidhje me presidencën ruse, i ka bërë mbrëmë në Moskë, derisa e ka paraqitur librin e tij për zotin Snowden.

Në vitin 2013, Rusia i dha azil Edward Snowdenit, i cili ka zbuluar detaje të programeve vëzhguese të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Moska vazhdimisht ka refuzuar ta dorëzoj Snowdenin në Shtetet e Bashkuara, duke i tensionuar edhe më tepër raportet me Uashingtonin.

Vendqëndrimi i zotit Snowden nuk është bërë publik.

Avokati Kucherena tha se ai lëvizë lirisht, por është i shoqëruar nga rojet.

XS
SM
MD
LG