Ndërlidhjet

logo-print

Liderët: Duhet aksion i “fuqishëm” në Ukrainë


Pamje gjatë një ushtrimi të pjesëtarëve të ushtrisë së Ukrainës në pjesën lindore të këtij vendi

Pamje gjatë një ushtrimi të pjesëtarëve të ushtrisë së Ukrainës në pjesën lindore të këtij vendi

Franca thotë se presidenti amerikan, Barack Obama, dhe liderët evropianë janë pajtuar se “reagimi i fuqishëm” do të jetë i domosdoshëm, nëse armëpushimi ndërmjet Ukrainës dhe separatistëve prorusë nuk respektohet.

Zyra e presidentit të Francës, Francois Hollande, ka njoftuar mbrëmë se gjatë një video konference, liderët kanë theksuar mbështetjen e tyre për armëpushimin e arritur në Minsk.

“Ata janë pajtuar se reagim i fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar do të jetë i domosdoshëm, në rast se në mënyrë madhore shkilet procesi i Minskut”, thuhet në deklaratën franceze.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe liderët e Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Kievi dhe qeveritë perëndimore e akuzojnë Rusinë për mbështetje të separatisëve në pjesën lindore të Ukrainës, me trupa dhe armatime, përkundër marrëveshjes për armëpushim të arritur më 12 shkurt.

Rusia i ka kundërshtuar këto akuza.

XS
SM
MD
LG