Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Afro 12 mijë ushtarë rusë në lindje të Ukrainës


Ben Hodges

Ben Hodges

Ushtria amerikane vlerëson se afro 12 mijë ushtarë rusë po i mbështesin separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë, Ben Hodges, tha se forcat e Rusisë përbëhen nga këshilltarët ushtarakë, operatorët e armatimit dhe trupat luftarake.

Mëtutje, ai ka theksuar se 29 mijë ushtarë rusë gjenden në Krime, të cilën Rusia e ka aneksuar nga Ukraina vitin e kaluar.

Duke folur mbrëmë në Berlin, Ben Hodges tha se ajo që Ukraina dëshiron është “inteligjenca, kapacitete kundër zjarrit dhe diçka që mund ta ndalë tankun rus”.

Sipas tij, administrata amerikane ende nuk ka vendosur se a do të dërgoj armatim në Ukrainë, dhe ka përsëritur se Uashingtoni dëshiron zgjidhje diplomatike.

XS
SM
MD
LG