Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: I akuzuari për sulmin në Boston – në gjykatë


Shiriti i një pjesëmarrësi të maratonës së Bostonit në vitin 2014

Shiriti i një pjesëmarrësi të maratonës së Bostonit në vitin 2014

Afro dy vjet pas sulmit me bomba në maratonën e Bostonit në Shtetet e Bashkuara, sot pritet të filloj procesi gjyqësor kundër të akuzuarit, Dzokhar Tsarnaev.

Ai dhe vëllau i tij më i madh, Tamerlan, i cili është vrarë gjatë të shtënave me policinë, janë të akuzuar për sulmet me bombë, nga të cilat janë vrarë tre vetë dhe janë plagosur më se 260 të tjerë, gjatë maratonës së Bostonit, më 15 prill të vitit 2013.

Dzokhar Tsarnaev, 21 vjeçar, shtetas i naturalizuar amerikan, me origjinë nga Kaukazi Verior i Rusisë, ka deklaruar se nuk është fajtor lidhur me 30 pikat e aktakuzës për sulmet me bomba.

Prokurorët thonë se vëllezërit i kanë prodhuar bombat e tyre sipas rekomandimeve nga revista Inspire e al-Kaidës në gjuhën angleze, por nga ana tjetër, duket se ata kanë vepruar të vetëm.

Megjithqë dënimi me vdekje në vitin 1984 është anuluar në shtetin Masaçusets, i akuzuari Tsarnaev mund të dënohet me vdekje, pasi procesi kundër tij zhvillohet në gjykatë federale e jo në atë shtetërore.

XS
SM
MD
LG